Erald Kapri, nga partia Mundësia ka folur për strategjinë e partisë ku ai bën pjesë për zgjedhjet më 11 maj. Ai theksoi se besueshmëria është çelësi i politikës dhe se partia synon të ofrojë një projekt afatgjatë, të ndryshëm nga modeli aktual i 30 viteve të fundit.
”Besueshmëria është gjithçka në politikë, nëse nuk e ke kot që kërkon votën. Ne besojmë te një projekt afatgjatë politik, ndryshe nga ky model i këtyre 30 viteve të fundit. Ne i respektojmë të gjithë, çdokush ka mendimin e tij, por mendojmë se ka më shumë rëndësi të flasim për thelbin, për kapjen e ekonomisë sipas nesh.
Figurat më të diskredituara politike bëjnë premtime nga më ekstravagantet, për të ndryshuar jetën e qytetarëve duhet një qeveri e besueshme dhe jo e korruptuar. Ne do të kërkojmë të rrisim pagat e njerëzve përmes modelit tonë ekonomik. Hapja e ekonomisë është thelbi për ne, si edhe krijimi i mundësive”, u shpreh ai.