Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet në 2025, Agron Duka i lë afat Berishës dhe i shtrin dorën Ramës

21:33 / September 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agron Duka thotë se dalja vetëm në zgjedhjet parlamentare të 2025 nuk është opsion për PAA, pasi Kodi i ri Zgjedhor e penalizon si parti e vogël, ndaj ai i shtriu dorën për një aleancë Partisë Demokratike. Duka i vendosi një afat Berishës për lidhjen e koalicionit, duke kërkuar që deri në muajin tetor të jenë selektuar figurat që do të kandidojnë në zgjedhje. ”Ajo që unë dhe PAA kemi kërkuar publikisht duhet ti ketë shkuar në vesh zotit Berisha. Jemi në limitet e kohës, nëse në tetor nuk selektojmë njerëzit që do të kandidojnë, atëherë do e kemi të vështirë të mbledhim votat në të gjithë Shqipërinë”, tha Duka në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, Duka u kujdes që dorën ta linte të shtrirë edhe për kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se nuk ka “vija të kuqe” që mund ta pengojnë PAA të garojë në një koalicion me Partinë Socialiste. ”Dy kryesoret që janë ligji për bujqësinë, që është i pandryshuar prej shumë vitesh. Si dhe TVSH për produktet bujqësore që ka ndryshuar për keq. Ka qenë 6% në blerje dhe 20% në shitje dhe ka ndodhur ajo që thoni ju që është zvogëluar blegtoria. Ndërkohë sot është 0% në blerje dhe 20% në shitje. Ne mendojmë se sipas ligjit për bujqësinë, çdo fermer duhet të ketë subvencione direkte, me projekte të ndryshme.

Nëse Partia Socialiste, nuk është se ka gjasa, por mundet që ti plotësojë këto kërkesa, nuk është se ne kemi ndonjë dallim të madh ideologjik le të themi. Qoftë unë personalisht, qoftë dhe kjo si parti, që është një parti e qendrës. Padyshim që mund të ndodhi. Mendoj me pragmatizëm, se PAA nëse do që të ekzistoj si çështje, jo vetëm unë, por të gjithë agronomë, veterinerë, e të rinj ambientalistë, duhet t’i lënë mënjanë pengesat ideologjike dhe në radhë të parë duhet ajo që ne përfaqësojmë, fermeri dhe bujku shqiptar”.

Agron Duka Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.