Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet në bashkinë e Himarës, ‘thumbon’ Nazarko: Shqipëria fitoi përballë Greqisë

21:28 / August 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mentor nazarko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë televizive, komentoi edhe fitoren e kandidatit socialist Vangjel Tavo në bashkinë e Himarës. Sipas Nazarkos, me rezultatin e zgjedhjeve u përcollën dy mesazhe kryesore, njëra prej të cilave është fitorja e Shqipërisë ndaj Greqisë.

“Mesazhi kryesor është fitorja e Shqipërisë përballë Greqisë. Në një kuptim, vota që ka përcaktuar ardhjen e Tavos është vota e qytetarëve shqiptarëve që janë ndjerë të bezdisur nga propaganda greke, e personifikuar dhe nga një kandidat si Gjikuria, i cili ndonëse ishte i edukuar, temat kryesore të fushatës ishin përgjithësisht korrekte, gjithsesi ishte një fushatë që preferoi gjuhën greke në vend të shqipes, madje me status të barabartë me të. Çështja e Belerit vazhdoi ta dominojë fushatën në Himarë dhe në këtë kuptim kush ndihet shqiptar në atë fshatra që kanë origjinë dhe histori shqiptare dhe brenda Himarës, kanë vendosur që të votojnë për këtë alternativë.

Duket sikur është paradoks, pasi edhe vetë Tavo është grek. Nga një libër i Kadaresë për një nga teknikat e luftës kundër atyre që janë të dehur kronikë, deintoksikimi kryesor shkon me dehje. Në këtë kuptim, greku i vërtetë që ishte Tavo, përballë grekut të induktuar me financimet greke fitoi ai që është grek i vërtetë që në një farë mënyrë nëpërmjet fitores së tij, ky është mesazhi i dytë, Shqipëria i tregon botës, që kjo ishte vlera e zgjedhjes së Tavos përballë një kandidati që mund të ishte shqiptar, u hoq nga debati publik në Himarë, por edhe në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, tema e diskriminimit të gjoja pakicës greke.

Nga ana tjetër, Tavo është personifikimi i dikujt që është integruar në shoqërinë shqiptare, që bën biznes, me sukses, që ka shkuar në të gjitha partitë kryesore shqiptare dhe në këtë kuptim, do t’i mbahet rreptësisht atij që është kuadri kushtetues apo etik të politikës shqiptare.“, tha Nazarko.
Por a u braktis Gjikuria nga opozita? Nazarko shtoi:

“Nuk e besoj këtë. Doja të thosha që një konkluzion që vjen nga Himara dhe që ka vlerë nacionale, është fakti që në Himarë u përplas opozita e bashkuar, plus Greqinë, dhe që nuk e mundi dot koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Rama. Greqia, plus opozitën e bashkuar, nuk arriti dot që ta mundë dot shumicën në të gjithë Shqipërinë.

Ajo që thoni ju është ilustrim i një përpjekjeje që ka bërë zoti Dule, që ne do të vazhdojmë luftën, Beleri është simbol i kësaj lufte, madje edhe Gjikuria përmendi emrin e Belerit a thua se është një lloj flamuri i Greqisë, i Vorio-Epirotizmit në Shqipëri dhe është konfirmim i asaj që Dule do të vazhdojë ta ngacmojë Shqipërinë edhe ndërkombëtarisht për të mbajtur në këmbë atë që është narrativa e një force politike të tejkaluar si PBDNJ, narrativa e diskriminimit të minoritetit, diçka që nuk është reale. Tavo është narrativa e kundërt, e minoritarit që është integruar, që bën biznes, që respekton kushtetutën e Shqipërisë, dhe në fund fabula tjetër është ajo e zhvillimit të Himarës si një e tërë. Pres që Tavo të fokusohet te zhvillimi real i Himarës.”, shtoi Nazarko.

Himara Mentor Nazarko vangjel tavo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.