Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves këtë të dielë po zhvillon një vizitë në KQZ, ku është takuar me kryetarin, Kreshnik Radoniçi. Gjatë takimit Hargreaves dhe Radoniçi kanë monitoruar pjesmarrjen e qytetarëve në procesin e votimit.
Ambasadori vuri në dukje profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të KQZ-së. Ai ka uruar që Kosova në këto zgjedhje të tregojë një tjetër demonstrim të demokracisë.
“Një tjetër proces zgjedhor është duke u vendosur! Vizita këtë mëngjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, theksoi profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të KQZ-së, këshilltarëve, të gjithë policisë dhe prokurorëve, të gjithë ata që dita e sotme është një problem.
Ka kaq shumë njerëz që punojnë në mbarë vendin. Unë uroj edhe një tjetër demonstrim të suksesshëm të demokracisë”, ka shkruar ambasadori në Facebook.
