Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e atakut kardiak në qendrat e votimit në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në rrethin İkiztepe.
Sheref Kurt, i cili ishte nëpunës në qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare ka pësuar atak në zemër gjatë detyrës.
Ndërkohë një 75 vjeçar, i cili shkoi për të votuar gjithashtu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. I moshuari ndërroi jetë teksa dërgohej në spital.