Në pritje të rezultatit zgjedhor, në rrugët e Tuzit shqiptarët kanë nisur festimet me bori makinash dhe flamuj kuq e zi.
Gazetari i Ora News, Bepin Kolvataj, që po ndjek procesin e numërimit të votave raporton se në disa qendra votimi ku ka nisur numërimi i votave, koalicioni i partive shqiptare është në avantazh,madje me diference te theksuar.
Procesi në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 20. Të drejtë votimi kishin 11900 banorë. Pjesmarrja në votime ka qenë rreth 64%.