Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet në veri, Kurti optimist për organizimin

13:15 / April 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albinos kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se institucionet janë duke bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, më 23 Prill, në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

I pyetur nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti tha se janë ndarë mjetet e nevojshme për këtë proces dhe se askush nuk duhet dhe nuk mund të cenojë të drejtën e qytetarëve për të zhvilluar një proces të rregullt zgjedhor.

“Pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit lirshëm e papengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon ta cenojë këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, tha se Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës është duke u përballur me probleme të shumta në procesin e organizmit të zgjedhjeve.

Ajo përmendi bartjen e materialeve zgjedhore, pamundësinë e shfrytëzimit të qendrave të votimit si dhe mungesën e sigurisë si sfidat kryesore me të cilat siç tha ajo, janë duke u përballur stafi i KQZ-së. Kurti pranoi se situata e sigurisë në veri është problematike porse theksoi se institucionet do ta kryejnë punën e tyre.

Albin Kurti Kryeministri i Kosovës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.