Edi Paloka përsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet vendore të 14 majit janë të manipuluara dhe të vjedhura nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk prisja rezultat të atyre përmasave, por manipulimet, blerjet dhe format që u përdorën nga Rama, i prisja. Duke rënë politikisht Rama ka shtuar dozën e manipulimit dhe blerjes së votave. Por nuk prisja të manipulonte dhe Kamzën, apo të ndodhte ajo që ndodhi në Shkodër… Të gjitha janë të faktuara dhe një pjesë e dokumenteve kanë dalë. Ikëm të gjithë ne, erdhën të rinj? Rama nuk do t’i vjedhë më votat? Kemi ne mundësi t’i përgjigjemi? Nëse jo, atëherë t’i hapim rrugën dikujt që e ka mundësinë t’i përgjigjet siç e kërkon ky, një diktatori që mban gjithë pushtetet. Ne rezultatin e zgjedhave nuk e njohim”, tha Paloka në emisionin “Kjo Javë”.