Ish-kryeministri Sali Berisha do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike, i cili do ta hapë fushatën zgjedhore në datën 14 maj.
Berisha do të zhvilloj një takim me demokratët e Fierit në ambientet e kinoteatrit në orën 18:00.
Në garën e 22 majit do të përballen dy kandidatë, Berisha dhe Ibsen Elezi. Ky i fundit një ditë më parë kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve, duke argumentuar se nuk ka kohë e mjaftueshme për zhvillimin e fushatës në të gjithë vendin.