Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet për president, Diaspora ngre shqetësimin: Pse jemi të paligjshëm për këtë post?

16:14 / April 20, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Presidenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Diaspora shqiptare po keqpërdoret për konferenca, protesta, dhe vlera monetare por u mohojnë postin e presidentit”

Është ky thelbi i shqetësimit që kanë ngritur sot Organizata e Gruas Shqiptare-Amerikane në SHBA, e cila përmes një deklarate për media kërkon që të shfuqizohet ligji për zgjedhjen e presidentit, që nuk u jep mundësinë edhe emigrantëve të kandidojnë për këtë post.

Deklaratë 

Sot më 20 Prill 2017, pritet të mbahet raundi i dytë i përzgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pasi raundi i parë u përmbys duke mos sjellë asgjë të re. Duke u njohur me ligjet e shtetit të qeverisë shqiptare, të tërheq vemendjen dhe të shqetëson fakti se emigrantëve, diasporës i është hequr me ligj e drejta për të kandiduar në postin e Presidentit të Republikës.

Mendojmë se ky ligj është një veprim sa i gabuar aq edhe intrigues që tregon qartë shkeljen e të drejtave të njeriut. Të mirat ja duan diasporës, pjesëmarrjen nëpër konferenca, protesta ja kërkojnë, vlera monetare në para i pëlqen kur i sjell diaspora, emigranti, por për ti dhënë të drejtën të kandidojë në postin e presidentit ja refuzon!

Si e justifikojnë ligjëvënësit të drejtën e këtij ligji absurd?

Pse ndodh ky diskriminim i pajustifikueshëm, ndërkohë që emigracioni për çdo person mund të ketë qenë i detyruar, i stimuluar, por edhe i përkohshëm. Papunësia, kushtet e rënda sociale dhe ekonomike të vendit e kanë detyruar individin të marrë rrugën e kurbetit. Shkaqet janë aty brenda, e përderisa janë këta faktorë, pse duhet ti hiqet e drejta kandidimit për postin e presidentit emigrantit?

Lëvizja e lirë e njerëzve për politikën shqiptare qenka thjesht një flluskë sapuni, jo një vyrtut i vlerave pozitive të njeriut.

The Women’s Organization “Hope & Peace” në SHBA, i bën thirrje Qeverisë, Kuvendit, të gjitha Institucioneve qeveritare dhe OJQ-ve që të ngritur zërin ndaj kësaj padrejtësie e bllokade që i është kushtëzuar diasporës.

Shpresojmë ky ligj të dalë sa më shpejt jashtë çdo funksioni.

Diaspore president
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.