Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se është “shumë herët” për të marrë vendimin nëse ai do të kandidojë përsëri në vitin 2024. 79-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e mos kandidimit për një mandat tjetër.
“Shikoni, qëllimi im, siç thashë në fillim, është që të kandidoj sërish. Por është vetëm një qëllim. Por a do të kandidoj përsëri? Kjo mbetet për t’u parë”.
Biden ka thënë vazhdimisht se ai është një “respektues i madh i fatit” dhe se ngjarje të caktuara mund të ndikojnë në vendimmarrjen e tij.
Këshilltarët e Biden presin që ai të diskutojë me familjen e tij gjatë festave të Falenderimeve dhe Krishtlindjeve dhe shpresojnë se ai do të japë vendimin në fillim të vitit të ri.