Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, se kanë kanë rënë dakord me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për të përzgjedhur një kandidat të përbashkët për President të vendit.
“Sapo përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, thotë Ali Ahmeti në Facebook, duke mos bërë të ditur asnjë emër.