Vetëm 15 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit votuesit në Florida u mblodhën në qendrat e votimit për të votuar për zgjedhjen e tyre mes dy kandidatëve.
Florida është një nga ato shtete kryesore ku Donald Trump dhe Joe Biden po përpiqen të bindin qytetarët për të siguruar fitoren për në Shtëpinë e Bardhë.
Një numër rekord amerikanësh kanë votuar deri më tani përmes postës apo në mënyrë tradicionale. Rreth 30 milionë shtetas kanë shprehur tashmë vendimin e tyre. Nga ana tjetër dy kandidatët vijojnë fushatën në shtetet e mbetura.
“Janë padyshim zgjedhje të rëndësishme. Ndiej se demokracia jonë është në rrezik, ndihem shumë e emocionuar dhe patriote pasi kam mundësi të votoj, pasi jo kudo të botë njerëzit e kanë këtë mundësi dhe të drejtë”, thotë Allison Fonte, votuese në Florida.
“Ndihem si një amerikan i vërtetë, erdha të votoj personalisht. Nuk i besoj sistemit postar. Duhet të vija të votoja dhe erdha”, tregon Jose Simon, një tjetër votues në Florida.
Kandidadti Demokrat Biden dërgoi Kamala Harris në Florida për të qenë afër votuesve, ndërsa Trump është ndalur në Arizona ku arriti të fitonte në 2016. Por sondazhet këtë herë i japin epërsi të ngushtë rivalit demokrat.
Një tjetër çështje që po merr vëmendje është debate i fundit presidencial që pritet të zhvillohet të enjten. Dy kampet e kandidatëve janë duke debatuar për çështjet që pritet të diskutohen.