Në garën për drejtimin e bashkisë së Tepelenës, do të jetë edhe aktorja Delinda Disha. Ajo bën me dije se do të kandidojë për kryetare në zgjedhjet e 9 nëntorit. “Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram Story. Ajo bëhet kështu kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës.

