Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet, Van der Bellen rizgjidhet president

08:46 / October 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Van der Bellen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti aktual Alexander Van der Bellen ka fituar zgjedhjet presidenciale në Austri. Gjashtë bashkëkonkurruesit për postin më të lartë shtetëror kanë mbetur shumë pas me vota. 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 për qind të votave.

Kësisoj presidenti aktual i Austrisë rizgjidhet me shumicë absolute, që është e nevojshme në raudin e parë të presidencialeve për t’u zgjedhur. Tani nuk ka më nevojë për zgjedhje balotazhi.

Të gjithë kandidatët e tjerë për presidentet kanë mbetur shumë pas Van der Bellenit me vota. Kandidati që renditet i dyti i partisë populiste të djathtë FPÖ, Walter Rosenkranz ka marrë 18 për qind të votave. Ndërsa kandidatët e tjerë shënojnë kuota njëshifrore. Rezulati zyrtar pirtet të shpallet gjatë së hënës (10.10), sepse pritet të numërohen edhe votat e dërguara me postë.

Detyra reprezentative

Presidenti në Austri ka kryesisht detyra të përfaqësimit të vendit dhe zgjidhet çdo gjashtë vjet. Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë kandidatë për president si këtë herë. Krahas Van der Bellen ishin edhe gjashtë kandidatë të tjerë, katër prej të cilëve nga radhët e partive të kampit të djathtë dhe të gjithë burra.

Në Austri deri tani të gjithë presidentët, që kanë kandiduar për një mandat të dytë janë rizgjedhur. 78-vejçari Van der Bellen nuk sheh asnjë problem me moshën e tij të madhe. Ky post të jep forcë, tha ish-kryetari i partisë ekologjite të Austrisë gjatë votimit.

Partia konservatore ÖVP dhe ajo socialdemokrate hoqën dorë nga paraqitja e kandidatëve të tyre. Argumenti i tyre ishte, se në fushatën elektorale kundër presidentit aktual nuk do të kishin asnjë shans për të fituar dhe partitë preferonin më mirë t’i kursenin paratë e fushatës. /DW/

Van der Bellen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.