Gazetari Arian Çani, thotë se Partia Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, do të ketë tre komisioner të Alibeajt, tre të PS dhe një të PL. Dhe për të, këtu i fituar del Rama. Pra grupi Berisha sipas llogjikës, nuk do të ketë asnjë komisioner në KQZ.
”Rezultati i ditës së zgjedhjeve, do të jetë tre komisionerë PD zyrtare, pra Alibeaj, tre pushteti Edi Rama dhe një do ti mbetet partisë së Ilir Metës. Në shtatë vetë, gjashtë i ka Rama, dhë një opozita.
Në zgjdhje po shkojnë kot. Është gjetur një kleçkë e re, për ti bërë këto zgjedhje në tavoline. Ky është plani dhe strategjia. Që në 14 maj, do të shohim 3 komisionerë të pushtetit, tre të partisë së Lul Bashës dhe vetëm një do të ketë opozita, sepse Berisha nuk do të ketë.
Është fiks ajo që kemi paralajmëruar, që Rama mbase nuk do e zhdukë opozitën, por e cakton kush është dhe do ta dobësojë aq shumë që pushteti të mos vihet në rrezik. 3-3-1 kjo është skema”.