Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet vendore, Duka-Metës: Ftesa për një kandidaturë të përbashkët, vetëm për Berishën apo për të gjithë opozitën?

21:18 / September 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka tha për mediat se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore 2023. Në intervistë Duka tha se nëse nuk dilet me një kandidat të përbashkët rrezikon të përsëritet e njëjta situatë si në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku të ndahet vota mes kandidatëve të opozitës.

“Mendimi është që nëse do dalin kandidatë nga primaret e Berishës, vetëm dhe jo me konsensusin gjithë opozitës, mund të rrezikojmë në përsëritje të situatës më 6 mars. Në rast të tillë do ndahet vota. Të bën të pamundur të fitosh përballë një kandidaturë të fortë të PS. Vetëm nëse bëhen primare të hapura, nëse zgjidhet një kandidaturë e vetme nga e gjithë opozita, përfshirë këtu edhe partitë e vogla, vetëm atëherë mund të kemi shpresa që të fitojmë zgjedhjet vendore”, tha Duka.

Duka komentoi edhe deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Duka i drejtoi edhe një pyetje Metës, nëse nënkupton daljen me një kandidat të përbashkët vetëm me Sali Berishën apo edhe me pjesën tjetër të opozitës.

“Kemi patur bisedime vetëm brenda aleatëve të vegjël, me deputetë të shkëputur të PD, por jo me Berishën apo Alibeajn. Kam dëgjuar një deklaratë të Metës që duhet t dalim me kandidaturë të përbashkët. Kjo është pozitive. E ka fjalën kandidaturë të përbashkët Partia e Lirisë- Berisha, apo e ka kandidaturë e përbashkët që të përfshijë gjithë opozitën dhe njerëz që janë jashtë politikës, por dëshirojnë që të fitojë opozita. Nëse e ka për të dytën do ishte pozitive, nëse e ka për të parën do ishte e njëjta skemë”, u shpreh Duka.

duka-metes opoziten Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.