Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Zgjerimi i Tiranë-Durrës 298 mln euro, në listë dhe Ndroq-Plepa e Baypass Elbasanit

20:47 / August 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1724004017xrruge 557 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 298.8 milionë euro. Puna për zgjerimin e autostradës nis me përfundimin e sezonit veror në 2 lotet e para kthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit.

Në dokumentin e rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare, janë saktësuar edhe vlerat e reja financiare për një sërë projektesh të mëdha. Konkretisht rruga e re Tiranë-Ndroq-Plepa, që mund të shërbej si alternative nëse autostrada Tiranë-Durrës bëhet me pagesë, ka një faturë të dyfishuar në raport me planifikimin fillestar. Kostoja për ndërtimin e saj është rritur në 87 milionë euro, nga 39.8 milionë euro që ishte.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me projektin për Baypassin e Elbasanit që është futur në listën e prioriteteve të matururara. Kostoja fillestare ishte planifikuar në 97.3 milionë euro, ndërsa tashmë ka arritur në 240 milionë euro.

Një tjetër vepër me faturë të kripur financiare është Korridori VIII. Edhe pse nuk specifikohet burimi i financimit nëse do të jetë tërësisht financim i shtetit apo me ndihmë të ndërkombëtarëve, fatura për ndërtimin e aksit Rrugor Elbasan-Lekaj është parashikuar të jetë 360 milionë euro.

Nga lista e prioriteteve të maturuara është hequr Aeroporti i Sarandës pasi ka ndryshuar vendndodhja për në Gjirokastër dhe është shtuar projekti i ri i Baypassit të Sarandës me vlerë 34 milionë euro.

Lista fillestare e prioriteteve ka ndryshuar jo vetëm për vlerat por edhe për projektet që janë shtuar ose hequr. Në dokumentin e miratuar 5 muaj më parë projekt i maturuar, pra që ishte në fazë të avancuar ishte edhe hidrocentrali i Skavicës, por me ndryshimet e bëra Skavica me vlerë investimi 800 milionë euro ka kaluar në listën e projekteve pjesërisht e maturuar. Në vend numëro është edhe projekti për të vënë në punë TEC-in e Vlorës, apo investimi strategjik për ndërtimin e Hekurudhës Durrës-Prishtinë prej 750 milionë eurosh. Projekte këto që janë në stadin pjesërisht të maturuar.

Në dokumentin e ri janë 51 projektet prioritare të maturuara, të cilat konsiderohen në fazë të avancuar pasi ka përfunduar studimi i fizibilitetit apo studime të tjera të projektit, vlera e të cilave kapërcen shifrën e 4.5 miliardë eurove. Janë 53 projekte në proces maturimi për të cilat është iniciuar studimi i fisibilitetit dhe janë 33 të tjera të pamuturuara, pra në fazë ideje. (Shqiptarja.com)

ZGJERIMI I AUTOSTRADËS TIRANË-DURRËS

Vlera fillestare     205,000,000 euro

Vlera e re             298,860,000 euro

Diferenca            +93,860,000 euro


RRUGA E RE TIRANË-NDROQ-PLEPA

Vlera fillestare     39,827,760 euro

Vlera e re             87,000,000 euro

Diferenca             47,172,240 euro

BAYPASS I ELBASANIT

Vlera fillestare     97,300,0000 euro

Vlera e re             240,000,000 euro

Diferenca          +142,700,000 euro

Tiranë-Durrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.