Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zgjidhet çështja e 1.4 milion kartave të identitetit. Do të përdoren ato që keni deri në fund të vitit…

21:37 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka marë fund problemi i skadencës së Kartave të Identitetit, i cili ka krijuar prej shumë ditësh radhë të gjata për qytetarët pothuajse në gjithë vendin. Ministria e Brendshme ka gati draftin që i jep fund makthit dhe që i çliron qytetarët nga nevoja për ta ripërtërirë Kartë brenda muajit mars.

Sipas vendimit më të ri që pritet të miratohet sëshpejti nga qeveria, afati i vlefshmërisë së dokumentit biometrik të identifikimit, do të shtyhet deri në fund të këtij viti. Kjo zgjidhje i jep fund radhëve nëpër sportele dhe çliron qytetarët nga një detyrim që duhet kryer brenda pak ditësh. Tashmë kushdo që e ka këtë problem, ka edhe më shumë se 11 muaj kohë për të marë masat për ta ripërtërirë kartën, pas përfundimit të afatit të skadencës.

Gjatë këtij viti parashikohej që të skadonin plot 1.4 milion Karta Identiteti, të cilat mbushin moshën 10 vjeçare nga data e lëshimit. Ministria e Brendshme ka publikuar ditë më parë një intervistë të kreut të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i cili shpjegoi se si do të veprohej me rinovimin e tyre. Problemi u krijua sepse Karta e parë e identitetit e lëshuar nga Autoriteti, daton në mars 2009. Dhe nga marsi i vitit 2009 deri në mars të vitit 2019, janë datat që kanë të bëjnë me afatin 10-vjeçar të vlefshmërisë së kartës së identitetit. Numërohen rreth 1.4 milionë shqiptarë të cilëve ju mbarojnë kartat e identitetit e që kërkojnë një zgjidhje. Aq më tepër që në 30 qershorin e këtij viti ka edhe zgjedhje të përgjithshme lokale, ku Karta e Identitetit është një nga dokumentet kryesore me të cilin qytetarët me të drejtë vote i drejtohen kutive të votimit.

Nisur nga ky shqetësim, nëpërmjet ministrisë së Brendshme qeveria e ka zgjidhur duket më në fund këtë problem dhe tashmë gjithë qytetarët mund të jenë të qetë dhe nuk kanë pse krijojnë apo qëndrojnë në radhë. Brenda orëve në vijim pritet që të jepen edhe sqarimet teknike sesi do veprohet nga ana e zyrave të gjendjes civile.

afati KARTAT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

15:52 / February 8, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.