Elton Ilirjani i ftuar në ”E Diell” ka treguar se fillimet e tij pas studimeve nuk ishin aspak të lehta. Ai tregon se pasi u kthye nga studimet në Qipro, u vendos në Tiranë me premisën për të gjetur një punë të mirë.
Ilirjani tregon se ka pasur aq shumë pak lekë saqë duhet të zgjidhte se çfarë duhet të blinte mes një sapuni apo buke. Etloni tregon se zgjodhi sapunin dhe qëndroi pa ngrënë pasi të nesërmen kishte një interviste dhe duhet të ishte mjaft korrekt.
“Unë vazhdova shkollën për Inteligjencë Artificiale dhe Inxhinieri Kompjuterike në Qipro. Pastaj vazhdova me shkollimin e tij në Shqipëri për Shkenca Ekonomike, ndërkohë që e kisha marrë drejtimin e biznes bërjes. Kur u ktheva në Tiranë nga shkolla, gjeta një realitet tjetër, nuk kisha para. Mbaj mend që kisha aq pak para sa duhet të vendosja nëse do blija një sapun apo bukë. Unë bleva një sapun sepse kisha intervistë pune të nesërmen. Kam lënë shumë gjëra nga rinia ime pa bërë në ato vite, vetëm që të isha i suksesshëm, por ja që tani ia vlejti”, u shpreh Elton Ilirjani.