Opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari u fotografua disa muaj më parë në një varkë krah partnerit të saj, Gjergj Skëndo(Skëndaj).
E ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, e pyetur rreth marrëdhënies së saj me Gjergjin, Zhaku nuk ka pranuar të japë detaje, por me buzëqeshje pranoi se ndihet e plotësuar. “Jam e lumtur”, u shpreh ajo.
Skëndo nuk është emër i panjohur në media. Ai është menaxheri i një rrjeti baresh të njohura në Tiranë, pronari i NRG radio dhe djali i Marsel Skëndos.
