Opinionistja e BBV2, Zhaklin Lekatari, ka folur në lidhje me kërcënimet që i janë bërë, për shkak të qëndrimeve që ajo ka mbajtur në spektakël në një intervistë për “Shqipëria Live”.
Ke qenë e kryqëzuar mund të themi në rrjete sociale, je bullizuar…ke pasur mund të themi edhe direkt personale, makina jote është thyer?
Jo nuk është e vërtetë që ishte thyer makina ime, ishte një “fake neës”. Po patjetër që kam pasur kërcënime, ndalesa në rrugë, por makinë jo, ajo ishte një lajm i pavertetë.
Kush ishte banori që do doje ta fitonte përpos Luizit?
Olta Goxhari, mendoj se dhe Olta ka bërë një lojë të fortë dhe ata të dy kanë qenë teza dhe antiteza, duke ushqyer njëri-tjetrin.