Opinionistja e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, në një intervistë për “Pardon My French”, ka treguar rreth eksperiencës së saj në këtë spektakël.
E pyetur nëse ka persona që mund të jenë pjesë e LGBTQ në këtë edicion të dytë, Zhaklin u përgjigj pozitivisht.
“Mendoj që po. Nuk e di sepse nuk është e thënë. Seksualiteti nuk është gjithmonë ajo mënyra se si ti sillesh, shfaqesh apo vishesh është shumë më kompleks. Nuk dua të tregohem e varfër në gjykim.”
