Dy të rinj në Greqi, të sapomartuar, raportohet të jenë zhdukur, pasi zona ku ndodhej shtëpia e marrë me qira në të cilën do kalonin muajin e mjaltit, është shkatërruar nga reshjet e shiut.
Sipas autoriteteve vendase, zona ku ndodhej banesa është përmbytur që të martën. Në ndihmë është dërguar një ekip, që po punon për gjetjen e personave të zhdukur.
Deri më tani, 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e stuhisë Daniel. Në disa zona të Greqisë niveli i ujit ka kaluar edhe gjashtë metra, ku në sipërfaqe duken vetëm tjegullat e shtëpive.