Një 14-vjeçare nga Shqipëria është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj në Zephyros të Greqisë.
Adoleshentja, e identifikuar si Miranda S., ka humbur kontaktet me të afërmit e saj që prej datës 18 nëntor.
Fotoja e saj është publikuar nga institucioni “Buzëqeshja e fëmijës”, shoqëruar me një përshkrim:
“Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë kafe dhe sy kafe. Ajo ka një pirsing (vëth) në hundë. Kur u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri dhe një fund me vija deri tek gjuri.”