Që këngëtarët të jenë ‘on top’ dhe të kërkuar nga audienca duhet të jenë gjatë gjithë kohës në krijim të projekteve të reja muzikore. Në këtë mënyrë njerëzit do të mësohen me to dhe do duan diçka më shumë herën tjetër.
Mirëpo ky nuk është rasti i Elvana Gjatës. Këngëtarja shqiptare ka 2 muaj pa postuar asgjë në rrjetin social Instagram, që tashmë përdoret dhe si marketing për artistët.
Perveç se nuk ka postuar asgjë të re në Instagram, foto apo diçka që të na tregojë se ku ndodhet apo se me çfarë po merret aktualisht, e njëjta gjë po ndodh dhe me projektet muzikore.
‘Me tana’ është kënga që Elvana këndoi në ‘Festivalin e këngës’ me idenë se do e performonte në Eurovizion mirëpo ëndrrat iu prenë dhe nuk arriti ta çonte deri atje.
Me të mbaruar festivali, ajo u rikthye në SHBA, ku vijoi me koncertet e përhershme.
Kur kanë kaluar 8 muaj nga shija e hidhur që ajo mori nga ky kompeticion, Elvana nuk ka ende një këngë ta re as për në Shqipëri dhe as për tregun ndërkombëtar.