Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari vijojnë që të jenë të zhdukur. Familjaret e dy 46-vjeçarëve të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në Sarandës, po protestojnë këtë të martë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tre përfaqësues kanë hyrë brenda dhe po priten nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku. “Nëse kanë vdekur të paktën të na thonë dhe t’u hedhim një dorë dhe. Ata nuk kanë pasur konflikte, ndryshe s’do dilnin rrugëve. Nuk e kuptojmë pse policia ka nërprerë kërkimet”,-thanë ata.
Kush janë të zhdukurit
Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.
Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.