Edon Zhegrova e ka pranuar ofertën e Juventus dhe tani duhet të jetë Lille ajo që duhet të bjerë dakord, sipas gazetës “Tuttosport”.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës është gati të firmosë një marrëveshje 5-vjeçare me 2 milionë e gjysmë euro në sezon plus shpërblime të tjera. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo që përfiton aktualisht.
Dëshira e Zhegrovës për t’u larguar nga Lille ishte e qartë qëkur nuk pranoi të rinovonte kontratën që mbyllet më 30 qershor 2026. Klubi francez kërkonte në fillim 25 milionë euro, por sipas mediave italiane mund të mbyllet me 18 ose 20 milionë.
Edon Zhegrova më herët është aktivizuar edhe me Genk në Belgjikë dhe Basel në Zvicër. Për 26-vjeçarin ishte interesuar edhe Marseille kohët e fundit.
