Ballkani është eliminuar nga Champions League që në fazën e parë nga ekipi modest i UE Santa Coloma nga Andorra, të cilët kaluan në fazën tjetër pas penalltive. Edhe pse e fituan ndeshjen e parë në transfertë 2-1, kampionët e Kosovës e nisën takimin e kthimit keq pasi sulmuesi i tyre kryesor Adetunji u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë pasi goditi kundërshtarin me bërryl. Te penalltitë, lojtarët e Santa Coloma u treguan më të saktë duke fituar ata biletën për fazën e ardhshme të Championa League.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment