Policia britanike ka arrestuar dy shqiptarë që kujdeseshin për një “shtëpi bari” në qytetin Clayport.
Në pranga ranë Klajdi Shehu 23 vjeç dhe Klajdi Miraka, 33 vjeç.
Policia ka sekuestruar në apartamentin ku ata jetonin rreth 600 bimë narkotike. Shehu deklaroi se personat që e dërguan në Britani e kishin përfshirë në këtë aktivitet kriminal, teksa shtoi se ndihet i keqardhur që në këtë mënyrë ka zhgënjyer nënën e tij.