Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Zhgënjimi në Letoni, presidenti Duka: Kemi arritur në gjysmën e rrugës, Shqipëria tenton deri në pasin e fundit për Botërorin

09:50 / June 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria zhgënjeu në transfertën e Letonisë duke marrë vetëm 1 pikë pas barazimit 1-1. Pas përfundimit të sfidës, ishte presidenti i Federatës shqiptare, Armand Duka i cili reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se tashmë kanë mbërritur në gjysmën e rrugës dhe kanë 4 sfida të tjera për të luajtur ku do të tentojnë gjithçka.

REAGIMI

Ndeshja në Letoni nuk ishte ajo që do donim të shihnim, apo rezultati që do duhej të merrnim. Gabuam në disa raste dhe kundërshtari shfrytezoi gabimet tona. Dalim me vetëm një pikë nga kjo ndeshje, teksa duhet t’i merrnim te treja.

Kemi bërë gjysmën e ndeshjeve eliminatore dhe gjysma tjeter e mbetur na imponon të jemi me mendësi e energji krejt të tjera.

Kuptoj dhe mirëkuptoj sensitivitetin e çdokujt për ekipin tonë kombëtar dhe mbarëvajtjen e tij.

Nuk arritem të merrnim fitoren, por gara vazhdon, kemi ende dhe një gjysme rruge përpara. Asgjë nuk është mbyllur dhe asgjë nuk ka mbaruar për asnje nga rivalët tanë. Natyrisht, ne na duhet të rikthehemi në shtator më të kthjellët dhe më me uri e grintë për të marrë maksimalen e për të bërë rezultat e fitore edhe aty ku askush tani nuk mund ta mendoje.

Dhe për të arritur ketu stafi teknik duhet t’1 nenshtrohet një analize bazike siç edhe përherë bën, por që këtë radhë kam bindjen që do të prodhoje një reagim të menjëhershëm.

Luajtëm 4 sfida, kemi edhe 4 të tjera. Njohim forcën e rivalëve sikundër edhe ata njohin mirë peshën dhe rrezikun tonë. Do të luajmë deri në sekondën e fundit të gjitha shanset e mundësitë tona që ende i kemi në këmbët tona!

A mund të merrnim më shumë? Natyrisht po, por ky është futbolli!

A kemi gabime në lojë që kerkojne të analizohen me qetësi e maturi. Patjetër. Si çdo ekip tjetër. Ne do të vazhdojmë fort dhe me besim garën tonë ende të hapur.

Sepse, Ne jemi Shqiperia!

Do të provojmë e sakrifikojmë deri në pasin e fundit të mundësive që kemi!

Rikthehemi në shtator!

boterorin duka letoni Shqiperia zhgenjimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

58% e të burgosurve pa gjyq: raporti i Këshillit të Europës për Shqipërinë

14:41 / February 8, 2026

Komisioneri i BE: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

19:27 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

14:36 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.