Deputetja e PD-së Ina Zhupa, pjesë e grupit të Berishës, ka folur në podium nga protesta e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ajo foli me tone të ashpra ndaj kyeministrit Edi Rama.
Zhupa thotë për Shqipërinë se është një vend i varfër nga korrupsioni i pangopur i Ramës, madje nuk kursehet në fjalë, duke e krahasuar Ramen me “një bastard politik”, ku sipas saj grushti i sotëm ndaj Berishës është një grusht ndaj lirisë dhe demokracisë.
“Një bastard politik. Grushti ishte ndaj nesh, ndaj lirisë, demokracisë. Ta garantojmë se përgjigjen do ta marrë mbrapsht 100 fish. Jemi këtu sot sepse jemi të qartë për demokracinë. Jemi këtu sepse në zërin tonë ne themi “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Vend të lirë, demokratik, me mirëqenie. Si mund t’i rikthehemi ne emigrimit me gomone.
Duhet të jemi qytetarë europianë që shkojmë në Europë me dinjitet. BE ne e dimë se i ka thënë jo amnistisë fiskale. BE sot i thotë jo pasaportave të arta, ndërsa Rama i thotë të vijnë të gëzojnë në Shqipëri”, tha Zhupa.