Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zhupa ngre akuza ndaj Felajt: Hoqët vëmendjen nga skandali i inceneratorëve

22:21 / June 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ina zhupa 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se rëndësia që po i jep mazhoranca proçesit për zgjedhjen e Presidentit është e qëllimtë për “të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve”.

Zhupa u përfshi në debat të ashpër me nënkryetaren e kuvendit, Ermonela Felaj. Sipas Felajt, opozita pati kohën e duhur për t’u përfshirë në zgjedhjen e Presidentit por nuk e bëri dhe tani po përdor justifikime.

Felaj: A patë kohë në dispozicion për këtë çështje? Çfarë kuptimi ka të thoni donin të tërhiqnin vëmendjen nga kjo çështje, kur patët gjithë kohën në dispozicion, kur për këtë çështje publiku nuk pret fare që ta zgjidhni ju, pret që ta zgjidhë Prokuroria e Posaçme.

Zhupa: Publiku patjetër që ka pritur, sepse po të mos ishte opozita, çështja e inceneratorëve nuk do të trajtohej aspak, nuk do të kishte as arrestime.

Felaj: Betejën për drejtësinë duhet ta bëjnë ata njerëz që zbatojnë ligjin, qëndrojnë të paanshëm dhe të jenë objektivë dhe kjo nuk pretendohej as nga unë, as nga ju.

Zhupa: Publiku arriti të kuptonte çfarë ishte bërë më këtë mazhorancë, me atë aferë që për turpin tuaj, vazhdoni dhe i paguani dhe sot që ne flasim, inceneratorëve që kanë deputetët tuaj.

Felaj: Pse kërcen nga njëra degë në tjetrën, nuk ke më çfarë thua?

Zhupa: I dhatë rëndësi këtij proçesi për të hequr vëmendjen nga gjëra të rëndësishme dhe në fund erdhëm aty ku e nisëm, ta zgjidhni vetë Presidentin.

akuza ermonela felaj ina zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.