Me dhjetë lojtarë në fushë, disa prej të cilëve të padëshiruar këtë verë nga trajneri Zinedine Zidane, Real Madridi e nisi me fitore sezonin e ri të La Ligës, duke e shfrytëzuar gabimin e mbrëmshëm të Barcelonës.
Në 45 minutat e para u shënua vetëm një gol, me Karim Benzeman (12’) që ishte realizatori.
Pjesa e dytë nisi keq për skuadrën e Zidane, pasi Luka Modric (56’) u ndëshkua me karton të kuq.
Mirëpo, kjo nuk i pengoi aspak Realit pasi edhe pse me 10 futbollistë shënuan edhe dy gola të tjerë, me Toni Kroos (61’) që shënoi super gol dhe Lucas Vazquez (80’) i cili realizoi për 3-0, ndërsa Losada (91′) shënoi golin e nderit për vendasit.
Reali në ndeshjen e ardhshme pret në ‘Santiago Bernabeu’ Valladolidin.