Edhe pse drejtohet nga babai i tij, Luca Zidane nuk preferon të qëndrojë më në Madrid.
Talentit francez nuk i pëlqen idea që të jetë alternativë e tretë për portën e “Los Blancos” dhe në këtë mënyrë po kërkon largimin.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe lëvizja më e fundit e Realit të Madridit, që sipas “SER” ka arritur akordin me pasuesin e Luca.
Bëhet fjalë për Antonio Sivera, portierin titullar të Spanjës në kampionatin Europian U-21. Ai vjen nga Alaves, por nuk dihet ende kushtet dhe kontrata që do të firmosë 22 vjeçari.