Ambasadori gjerman Peter Zingraf takoi sot prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela dhe e përgëzoi atë për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.
Ambasadori u shpreh se “Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen”.
“Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme”, theksoi ai.