Një zjarr i madh ka rënë paraditen e sotme në kodrat e fshatit Gjorgoz, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bimësi të tjera. Flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa rreziku për ullishtet dhe pronat e banorëve mbetet i lartë.
Autoritetet lokale janë në terren, duke punuar për të izoluar flakët dhe për të shmangur dëmet e mëdha.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një hetim për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe natyrore.