Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shullaz të Kurbinit.
Siç duket edhe në pamjet e siguruara, magazina është shkrumbuar totalisht ndërsa ende nuk raportohet për persona të lënduar por dëme të shumta materiale.
Mjete të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe janë duke luftuar për shuarjen e flakëve.