Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mbrëmje një lagje të qytetit të Fushë Krujës, duke rrezikuar edhe disa banesa.
Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen Magaze, ku është përfshirë nga flakët e mëdha një sipërfaqe e mbuluar me shkurre e ferra.
Ndërkohë që zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të lokalizojnë flakët e për t’i mbajtur ato larg banesave.
