Një zjarr ka përfshirë disa kodra në Shëngjin, shumë afër zonës së banuar në pikune sezonit turistik.
Disa pamje të dërguara nga qytetarët në tirananevvs.al tregojnë se flakët kanë nisur të përhapen teksa pritet marrja e masave për shuarjen e zjarreve shumë afër ndërtesave.
Ndërkaq, një tjetër sipërfaqe pyjore ka marrë zjarr në majën e Shën Dëllisë, në kufirin mes Tepelenës dhe Memaliajt duke vënë në rrezik kurorën e gjelbër të Trebeshinës. Për shuarjen e flakëve është kërkuar ndërhyrja nga ajri.