Një masiv pyjor është përfshirë nga flakët në Delvinë, duke rrezikuar Parkun e Syrit të Kaltër.
Zjarri mësohet se ka rënë pranë disa puseve të naftës, në fshatin Sirakat, dhe në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset për shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, apo flakët kanë shpërthyer si pasojë e temperaturave të larta. Hetimet pritet të zbardhin ngjarjen.