Një zjarr ka rënë në fshatin Malinat, në Berat ku si pasojë janë djegur 2 hektarë me bimësi mes tyre dru frutor dhe vreshta. Zjarri i ndihmuar nga era ka marrë përmasa të mëdha duke shkrumbuar qindra rrënjë hardhi dhe sipërfaqet me shkure e bimësi.
Në vendngjarje ka shkuar reparti MZSH Berat megjithëse terreni thyer dhe era favorizonte zjarrin u arrit të izolohej dhe të fikej kjo vatër zjarri.
Si rezultat i ndërhyrjes të menjëhershme u bë e mundur izolimi i zjarrit drejtë fshatit Malinat dhe drejtë plantacioneve me ullinje dhe pemë frutore si dhe vreshta.
Morën pjesë në këtë operacion 20 punonjës të mzsh Bashkia Berat dhe 3 mjete zjarrëfikëse si dhe 10 punonjës te mzsh Bashkia Poliçan dhe 2 mjete zjarrëfikese. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe shkaqet e rënies së zjarrit.