Magazina e një pike karburanti në Durrës është përfshirë këtë të hënë nga flakët.
Fatmirësisht nga flakët e zjarrit nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.