Djegia e mbetjeve urbane ka rrezikuar banesat në Lagjen e Romëve në Gjirokastër. Rreth orës 16.30 një grumbull mbeturinash është përfshirë nga zjarri në oborrin e një banese në këtë zonë të qytetit.
Të njoftuar nga banorët në vendngjarje mbërritën efektivët zjarrfikës. Zjarri ishte brenda rrethimit të banesës ku digjeshin barëra e mbeturina.
Zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe evitimin e rrezikut për banesën. Falë ndërhyrjes në kohë u bë izolimi i zjarrit ndërsa nuk pati dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.