19 persona kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu një kazino brenda një hoteli në një qytet kamboxhian në kufi me Tajlandën. Ndërkohë, 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Zyrtarët thanë të enjten se në momentin kur shpërtheu zjarri në kazino dhe hotelin ‘Grand Diamond City’ në qytetin e Poipet, ndodheshin rreth 400 punonjës e klientë.
“Numri i viktimave mund të shkojë më shumë se 20”, thanë autoritetet e provicës Banteay Meanchey.