Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të pyllit mes Qafë-Prushit dhe Qafë-Morinës në Tropojë.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur nga bashkia e Tropojës, Hasit dhe Kukësit për të shuar flakët.
Deri më tani mësohet se një pjesë e zjarrit është shuar, por mbetet ende aktive një vatër pjesë në Qafë-Morinë, e cila dyshohet si zonë e minuar.
Zjarrfikësit nuk kanë marrë përsipër ndërhyrjen në atë zonë për shkak se mund t’u rrezikohet jeta nëse shkelin mbi një minë.