Ka nisur me vonesë Ajax-Feyenoord, klasikja e futbollist holandez. Dy ekipet po garojnë për titullin kampion, me “Harkëtarët” që kryesojnë me 8 pikë më shumë se Feyenoordi i vendit të tretë.
Stadiumi “Johan Cruijff Arena” është mbushur në kapacitet maksimal, teksa në pjesën pas porte ku janë vendosur ultrasit vendas u ndez një zjarr i madh përpara fillimit të takimit.
Arbitri kryesor nuk sinjalizoi fillimin e sfidës deri në momentin që zjarri u shua. Ndeshja ka filluar dhe Feyenoord po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Ajax