Me gjithë masat e ashpra dhe thirrjes se autoriteteve për të ndalur pastrimin e tokës nga bimësia duke i djegur, fermerët ne Fier vazhdojnë të shkaktojnë zjarre dhe dëmtim të pronës private.
Një dite më parë, tymi i shkaktuar nga djegia e barishteve në Daullas dhe Mbostar mbuloi gjysmën e qytetit dhe një segment te By Passit.
Dy vatra zjarri që u shfaqen njëkohësisht dolën jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore.
Sipas policisë shkaktaret kryesore te zjarreve në Fier janë bujqit.
Gjate verës janë arrestuar 15 persona me akuzën e shkatërrimit te pronës me zjarr dhe janë proceduar penalisht 23 të tjerë.
Vetëm në nje rast sipas policisë zjarrvënia ka pasur motive pronësie. Te gjithë te tjerët kanë ndezur zjarr në tokat bujqësore pa mundur të kontrollojnë përhapjen e flakëve.
Zjarri i fundit ne kodrat e Drenovës që zgjati një jave dhe shkrumboi 100 ha pyll me pisha, disa dhjetëra ha ullishte dhe peme frutore, dyshohet se ka disa autore, fermerë që djegin mbeturinat bujqësore.
Policia ka arrestuar për rastin, një 41-vjeçar nga Belishova dhe po heton për persona të tjerë që dyshohen si autore të zjarrvënies.
Përveçse e rrezikshme, kjo metode pastrimi nga te mbjellat sipas specialistëve është e dëmshme edhe për tokën.
