Mnistria e Mbrojtjes sërish në një njoftim për mediat ka bërë me dije se përveç Gramshit, situata është përkeqësuar edhe në fshatrat Spanesh dhe Kazie.
Ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura po evakuojnë banorët.
“Në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret. Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve”, njoftoi Mbrojtja.
