Në 24 orët e fundit janë evidentuar 63 vatra në zona pyjore në të gjithë Greqinë. Situata është më alarmante në veri, sidomos në zonën e Aleksandrupolit, ku autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e disa fshatrave.
Për shkak të tymit të dendur nga zjarret rreth qytetit është kryer evakuimi i të gjithë pacientëve nga spitali i Aleksandrupolit. Pacientet janë akomoduar në portin e qytetit në disa tenda si dhe një pjesë në një traget.
Me qindra zjarrëfikës janë duke luftuar me flakët edhe në Rodopi, Kavala, Viotia, Evia dhe Qithno. Në këto zona zjarret janë jashtë kontrollit. Veç forcave vendase në ndihmë kanë ardhur zjarrëfikës nga Franca.